
RATA SOLAR
Rreth kompanisë tonë.

Rata Solar është sinonim i inovacionit në fushën e energjisë së rinovueshme në Kosovë dhe rajon. Ne jemi të specializuar në projektimin dhe instalimin e sistemeve fotovoltaike të teknologjisë së fundit, duke ofruar zgjidhje elitare për sektorin rezidencial, industrial dhe komercial.
Me një ekip ekspertësh të kualifikuar dhe partneritete me liderë botërorë ne garantojmë performancë maksimale dhe qëndrueshmëri.
Çdo projekt që realizojmë - nga impiantet e mëdha industriale deri te sistemet shtëpiake - ndërtohet mbi parimet e efikasitetit të lartë dhe kursimit afatgjatë.
Gama jonë e shërbimeve përfshin konsulencë të specializuar, analizë të detajuar teknike, instalim profesional dhe mirëmbajtje të vazhdueshme për garantimin e performancës maksimale të sistemeve.
KUSH JEMI NE?
Lider në industrinë solare
Rata Solar bashkëpunon me prodhues lider ndërkombëtar për të sjellë në Kosovë dhe rajon produkte të çertifikuara, të cilësisë më të lartë dhe me jetëgjatësi të garantuar. Misioni ynë është të kontribuojmë në tranzicionin energjetik të Kosovës drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.
RATA SOLAR
Kontakti
© 2025 by RataSolar




